Kenga e Kristine Elezaj hit ne Korene e Jugut

Kristine Elezaj ka disa vite qe me nje sukses te konsiderueshem (dhe pse me kenge shume te mira) po mundohet te bej emer ne tregun amerikan. Megjithate asnje prej kengeve te saja nuk ka arritur te kete miliona klikime ne YouTube apo shitje te medhaja ne numer. Nderkohe ne Azi, nje grup nga Korea e jugut me emrin “Girl’s Generation” publikon nje prej kengeve te Kristines (Razor) nen titullin “Pinocchio (Danger)” dhe jo vetem qe shenon rreth 20 milion klikime ne YouTube, por shnderrohet dhe ne hit ne Azi. Si ndodh kjo? Promovim, promovim dhe vetem promovim i mire! Kjo ishte dhe arsyeja perse e publikova kete lajm, qe artistet shqiptare te marrin nje P.R apo nje menaxher e te jene me ne lidhje me shtypin. Mos te bejne supermenin duke pare si kryesore numrin e fansave te tyre ne rrjetet shoqerore te internetit. Dihet tashme qe ai eshte nje numer i parendesishem, perndryshe qe ne diten apo javen e pare ata 250.000+ fansat ne faqe do klikonin po kaq here dhe ne YouTube, nderkohe qe videove ju duhen jave te arrijne keto shifra e zakonisht ndodh vetem pas shperndarjes se lajmit ne shtyp. Ju mund te thoni qe une ja fus kot dhe ndoshta keni te drejte, por hidhini nje sy disa videove te reja qe jane hedhur keto jave e ndoshta bindeni.  


Top Actress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

* Copy this password:

* Type or paste password here:

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>